Janë siguruar 15 milionë euro përmes IPA 2019 për financim në sektorin e bujqësisë

Дата на објава: 
23 Април 2018

Sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave zhvilloi një takim të rregullt të Grupit Punues Sektorial, i cili përfshin përfaqësues nga MBPU, nga Delegacioni i BE-së, institucionet kompetente në sektorin e bujqësisë, donatorët e huaj dhe Organizata jo qeveritare.Në takim u shqyrtuan projekte në vazhdim të financuara nga Asistenca e BE-së për Para-Anëtarësim, si dhe ndihmën e ardhshme financiare nga IPA 2019, që është në fazën e programimit. Në të njëjtën kohë, janë shqyrtuar edhe fushat në sektorin e bujqësisë, të cilat do të financohet nga IPA 2019, për të cilat tashmë janë siguruar rreth 15 milionë euro.Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski theksoi se ky takim është një mundësi e mirë për diskutimin e politikave të ardhshme prioritare për zhvillimin e bujqësisë.
"Zhvillimi i bujqësisë, mvaret nga politikat dhe masat që do të zbatohen nga ministria në bashkëpunim, me të gjitha palët e interesuara në sektorin e bujqësisë. Grupi punues sektorial do të shërbejë si një platformë për vendosjen e politikave, dhe perspektivave me interes të përbashkët, me qëllim për të krijuar politika efekase për zhvillimin e bujqësisë. Grupi punues do të adresojë në nevojën për të përshtatur politikën bujqësore, në bazë të analizave detale relevante, njëkohësisht duke marrë parasysh rregullimet e domosdoshme për shkak të procesit të integrimit në BE ", tha ministri Nikollovski.Kryesuesi i sektorit për bashkëpunim të Delegacionit nga Bashkimit Evropian , Nikola Bertolini, theksoi se takime të tilla kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga BE, sepse në komunikim me sektorin publik sigurohet informacion i saktë se cka duhet të punohet dhe ku duhet të investohet. Bertolini vlerësoi punën e Grupit Punues Sektorial të MBPU, si më e mira nga të tre vendet me të cilat Bashkimi Evropian momentalisht po punon.
"Po shifet një përkushtim i madh në zbatimin e proekteve. Në këtë mënyrë mund të ketë zhvillim në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe rajonet e ndarë të mesatare dhe nën mesataren për të sjellë një nivel të barazimit, me cka do të përmirësohej konkurrenca mes tyre," theksoi Bertolini.Pjesëmarrësit e parezentuan rrjedhen e projekteve të financuara nga IPA, secili në fushën e tyre, duke treguar se në cilat pjesë është e nevojshme ndihma më e madhe e mjeteve financiare. Pjesë e rëndësishme e projektit të cilat i realizon MBPU me ndihmën e BE-së, janë projekte në pjesën e konsolidimit të tokave bujqësore, zhvillimi rural, pylltaria, Agjencioni i paguesave, ushqimi dhe veterinari, organizimi i përbashkët i tregut për produktet bujqësore, sistemet e ujitjes dhe politikat fitosanitare.
Në periudhën e ardhshme, Grupi Punues Sektorial do të fokusohet në koordinimin dhe komunikimin e vazhdueshëm dhe respektimin e dinamikës së realizimit të projekteve.
Bujqësia dhe zhvillimi rural janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, për promovimin dhe harmonizimin, për të cilën është avansimi dhe afrimi me rregullat evropiane, me rëndësi të madhe është mbështetja nga Bashkimi Evropian dhe nga bashkësia e donatorëve.