Дата на објава:
20 Април 2018Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për përkrahje financiare për zhvillim bujqësor dhe rural, i përkujton fermerë t se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për subvencione për tokës e punuar bujqësore dhe ruajtjen e blegëtive për vitin 2018 do të zgjasë deri më 15 maj.
Kërkesat dorëzohen në mënyrë elektronike, në mënyrë të pavarur nga aplikantët. Nëse aplikantët kanë nevojë për ndihmë në krijimin e një kërkese elektronike, ata mund t'i drejtohen njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave jo më vonë se 30 prill 2018.
Në faqen e internetit të Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, janë publikuar udhëzime për shfrytëzuesit, numrat e telefonit dhe adresën e-mail, ku mund të parashtrohen pyetje për dorëzimin e kërkesave.
Gjatë kësaj periudhe duhet të dorëzohen aplikimet për pagesat direkte për prodhimin e kulturave bimore, vreshta dhe pemishte frutore dhe prodhimin blegtoral, rritjen e bagëtive, dele, dhi, bletët, derrat, pulat dhe kafshët për therrje në thertore.
Kërkesat për masat e prodhimit të bimëve paraqiten në bazë të të dhënave të regjistruara të parcelës në Regjistrin e Fermave të Vetme dhe në Sistemin e Identifikimit të Parcelës së Tokës me gjendjen e 15 mars 2018.
Kërkesat për masat e prodhimit blegtoral për kafshët, delet, dhitë dhe bletët, duhet të dorëzohen në bazë të të dhënave të regjistruara mbi kafshët në Regjistr për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shtëpiake nga data e paraqitjes së kërkesës me gjendjen. Prandaj, kujtojmë kultivuesit para paraqitjes së kërkesës për t'u kontrolluar, nëse është e nevojshme, të përditësohet gjendja e kafshëve në shoqërinë veterinare, me të cilën kanë lidhur kontratë.
Fermerët në programin e vitit 2018 kanë 6 miliardë dhe 210 milion denarë në dispozicion për pagesat direkte. Afati i aplikimit është i rëndësishëm për të proceduar kërkesat në kohën e duhur dhe për tu paguar subvencionet në kohë. Që nga viti 2018, janë futur masa të reja për pagesa direkte. Disa prej tyre janë subvencione më të larta, dhe një model i ri i subvencioneve në tri nivele për duhanin, subvencione 20 për qind më të larta për prodhimin e kulture bimore ose kopshtarisë, pemishte, vreshtarisë për fermerët me potencial të zhvillimit. Pagesat direkte në blegtori japin ofert prej 10% më të larta, për të grupin e njejtë 30% mbeshtetje më të lartë për ndryshimin e llojit të prodhimit nga kulturat e drithërave në kultura kopshtare, në kulturave frutore dhe në vreshta për sipërfaqe të pergjithme më të vogla se 5 hektarë. 12,000 denarë për hektar për rikonstruimin e mbjelljeve vreshtare per shkak të ndryshimit të sortës së strukturës dhe të tjerave. Programi gjithashtu parasheh pagesën e kompensimit për dëmet natyrore që kanë ndodhur në vitin 2016 dhe 2017.
Qëllimi i ndryshimeve të paraqitura në Programin për pagesat direkte është të sigurojë kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë duke rritur prodhimin dhe krijimin e produkteve bujqësore konkurruese, me një fokus të veçantë tek fermerët të cilët kanë potencial për të rritur prodhimin.