Me fondet e IPA-s, janë blerë 18 makina për MBPU dhe për Agjencionin e Pagesave dhe paisje të reja për TI me një bazë virtuale p

Дата на објава: 
19 Април 2018

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, sot së bashku me shefin e Bashkëpunimit pranë BE, Nicola Bertolini dhe drejtorin e Agjencionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikolçe Babovski, i promovuan 18 automjete të reja dhe pajisje të reja IT të furnizuara përmes fondeve IPA.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 1.4 milionë euro, nga të cilat 75 për qind janë para nga IPA, dhe pjesa tjetër është nga bashkëfinancimin kombëtar. Ky furnizim është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve teknike të MBPU dhe Agjencionit për Pagesa.

Nga 18 automjete, 14 janë për nevojat e Agjencionit për Pagesa për kontrollim në terren, ndërsa 4 automjetet e tjera janë për nevojat e MBPU. Ministri Nikollovski theksoi se modernizimi i mjeteve motorrike është e rëndësishme për Agjencionin e pagesave,për mobilizim më të mirë të të punësuarve, dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me fermerët në terren.
Në pjesën e paisjeve të TI, e cila është e nevojshme për MBPU, Ministri theksoi se kjo hap rrug të reja, dhe MBPU është institucioni i parë për të sjellur sistem me të ri virtual IT, me të cilën do të përmirësojmë sigurimin gjatë punës dhe do të krijojmë kushte shumë më të mira për bashkëpunim administrativ, si dhe thjeshtësimin e sistemit të menaxhimit me dokumentacionin.

"Ky projekt i financuar nga IPA 2013 është i rëndësishëm për zhvillimin teknik dhe institucional të Ministrisë dhe të Agjencionit Pagesorë, i cili do të kontribuojë në lëvizjen e të punësuarve në MBPU dhe Agjencionit Pagesorë, kontaktit të tyre të drejtpërdrejtë me fermerët.

Ky projekt konsiston në teknologjinë më të re IT për nevojat e MBPU, e cila momentalisht po instalohet, ato janë 300 "Thin Client" kompjutera që janë të lidhura me bazën e të dhënave të reja virtuale, kjo është teknologjia më e re. Ne jemi ministria e parë në të cilën ata e zbatojnë këtë paisje IT, që përshpejtonë tërë procesin e menaxhimit të dokumenteve, me këtë edhe shërbimet që i japim për fermerët ", tha ministri Nikollovski.
Shefi i Sektorit për bashkëpunim me Delegacionit e UE, Bertolini tha se vendi nuk mund të ekzistojë pa një sektor të fortë për zhvillimin rural.

"Ne jemi të përkushtuar fuqishëm për mbështetjen e kësaj qeverie, për të zhvilluar dhe mbështetur sektorin e zhvillimit rural. Kjo mbështetje e vogël do ta bëjë sektorin administrativ më efikas në zonat rurale. Kjo ndihmë e vogël që ne japim është vetëm një pjesë e ndihmës së madhe që do të ofrojmë në fusha si ujitje, bujqësi, fitosanitari dhe shërbime veterinare. Ajo që më pëlqen është se ky sektor ka komunikim dhe bashkëpunim me të gjithë trevat e interesuara, që na jep të drejtë të themi se ne me të drejtë e kemi ndarë këtë ndihmë, "theksoi Bertolini.

Drejtori i Agjencionit për Pagesa, Babovski tha se automjetet do të përdoret për asistencë teknike për shfrytëzimin më të shpejtë të fondeve dhe implementimin e tyre.

"Këto ditë jemi dëshmitarë për marrjen e raportit nga Bashkimi Evropian, në të cilën pjesë të veqant zë edhe bujqësia, duke rritur kapacitetet e nevojshme për Ministrinë dhe Agjencionin. Kjo është vetëm pjesa e parë e kontributeve për zhvillimin e mëtutjeshëm të Agjencionit, "theksoi Babovski.
Mobilizimi i përmirësuar me automjete të reja pritet të zvogëlojë kohëzgjatjen e kryerjes së kontrolleve në terren, të përgjigjet në kërkesat e fermerëve, dhe rritjen direkte të komunikimit në teren.
Efekti përfundimtar do të kontribuojë në realizimin efikas të pagesave të drejtpërdrejta, Programin e Zhvillimit Rural dhe Programin IPARD.

Ky projekt teknik do të kontribuojë në krijimin e një bujqësi të zhvilluar dhe konkurues. Për Republikën e Maqedonisë është një implementim kyç i politikave qeveritare dhe programeve mbështetëse, të cilat janë në përputhje me proceset integruese evropiane.