- Министерство
- За министерството
- Односи со јавност
- Документи
- Органско производство
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Po rritet Çmimi i blerjes së duhanit, po intensifikohen investimet në industrinë e duhanitData e botimit: 17 janar 2018 Çmimi mesatar i blerjes së duhanit nga vjelja e vitit 2017 arriti në 212.7 denarë për kilogram. Grumbullimi i duhanit është në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojë deri në fund të muajit. Deri më tani sipas të dhënave nga Ispektorati Shtetërorë për Bujqësi, janë grumbulluar më tepër se 19.4 milion kilogramë duhan me vlerë rreth 60 milionë euro. Duhani këtë vit është me kualitet të lartë. Te kompanitë ka interes për blerje dhe tash për tash nuk ka probleme ne lidhje me vlerësimin e klasifikimit. Prodhimi i duhanit është një kulturë strategjike e Republikës së Maqedonisë, me eksporte me vlerë 100 milionë euro në vit. Mesatarisht, blerja e duhanit në vit është rreth 25 milionë kilogramë, me vlerë mbi 80.5 milionë euro. Tendenca e Qeverisë është rritja e kërkesës së duhanit duke rritur konkurrencën në treg përmes hyrjes së blerësve të rinj në tregut dhe investimeve në industrinë e duhanit, e cila në fund të fundit do të ndikojë në rritjen e çmimit të blerjes së duhanit. Në fund të vitit të kaluar, kompania britanike amerikane e duhanit (BAT) investoi 13 milionë euro në Maqedoni, një shumë e investuar në TDR SKOPJE DOOEL Shkup, nëpërmjet "British American Tobacco", që operon në tregun maqedonas. Qëllimi i investimit është të konsolidojë dhe zhvillojë biznesin e saj, të forcojë pozicionin e tregut dhe të hapë punë të reja direkte dhe indirekte në kompanit në Maqedoni. Për Maqedoninë, investimi përveç krijimit të vendeve të reja të punës, do të kontribuojë në pozicionimin e suksesshëm në tregut rajonal. |