- Ministria
- PËR NE
- MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
- DOKUMENTE
- PRODHIMTARIA ORGANIKE
- TË DHËNAT PËR KUALITET
- PËR EXIM SHFRYTËZUESIT
Biznesmenë shqiptarë dhe amerikanë të interesuar për bashkëpunim dhe investime në bujqësinë e MaqedonisëDate of publication: 18 January 2018![]() Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, NefrusÇeliku zhvilloi një takim pune me biznesmenë, anëtarë të dhomave, përfaqësues të sektorit bankar dhe institucionet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morën pjesë dhe kompani nga Maqedonia në fushën e shërbimeve të konsulencës, si dhe përfaqësues nga sektori bankar.
Nga ana maqedonase, në takim u prezantu situata aktuale në bujqësinë e Maqedonisë, tokën bujqësore në dispozicion, gjendjen e qendrave grumbulluese dhe mundësi për të blerë të njëjtin, numrin e kafshëve, prodhimtaria, degët strategjike, mënyrat e mbështetjes financiare në bujqësi, politikat qeveritare për zhvillim të këtij sektori, si dhe mundësitë për investime në fushën e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë.
Sekretari Çeliku ka thënë se takimi i sotëm është i rëndësishëm për shkak se përfaqëson një mundësi potenciale për bashkëpunim afat-gjatë në zbatimin e projekteve të ardhshme të suksesshme me interes të ndërsjellë.
"Sektori agro-ushqimor është një degë e rëndësishme ekonomike e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia është një prodhues i provuar të produkteve bujqësore me shije të veçantë dhe cilësi të shkëlqyer për shkak të kushteve klimatike të shkëlqyera dhe të tokës e cila i jep një karakteristikë të veçantë dhe të njohur, jo vetëm në tregjet tradicionale në rajon, por edhe tregjet botërore me fuqi të lartë blerëse. Një nga prioritetet që do të jetë e dedikuar qeveria në të ardhmen është krijimi i një klime të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke ofruar asistencë teknike dhe stimuj administrativ për realizimin e investimit", tha Çeliku.
Përfaqësues nga ShBA dhe nga Shqipëria ishin të interesuar në degët e ndryshme bujqësore. Disa prej tyre ngritës pyetje në lidhje me sistemin për trajtimin e nus-produkteve nga kafshët, me çka u dha përgjigje përfaqësuesi i Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari. Gjithashtu përfaqësues nga SHBA dhe Shqipërisë, ishin të interesuar në bashkëpunim me prodhuesit maqedonas të kulturave të caktuara, mundësitë për investim në vend, informacion të mëtejshëm në prodhimin e mishit dhe verës, vaj ulliri, dhe gjendja e Bankës GEM të Maqedonisë për varietetet e disponueshme të farave tëMaqedonisë. |