Qeveria formoi Komitetin për bujqësi dhe sigurim të ushqimit

Data e shpalljes 5 janar 2018

 

Qeveria solli vendim për formimin e Komitetit për bujqësi dhe sigurim të ushqimit. Komiteti është formuar me propozim të Zyrës së Kryetarit të Qeverisë së Republilkës së Maqedonisë. Me punën e Komitetit do të udhëheq kryetari i Qeverisë z.Zoran Zaev. Ky Komitet do të ketë për detyrë që ta përcjell realizimin e masave dhe projekteve në fushen e bujqësisë, sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen veterinere të kafshëve. Gjithashtu Komiteti do të jep udhëzime dhe propozime për përmirësimin e gjendjes në agrosektorë dhe në sigurin e ushqimit.

Me formimin e këtij Komiteti, bujqit dhe agrobiznismenët marin edhe nje trupë  punuese  të  fuqishme, i cili do të  jetë  në  funksion të  punës së  tyre për zgjedhjen e problemeve në këtë  sektor, duke theksuar edhe  përspektivën evropiane të  agrarit në Maqedoni. Idea për formimin e Komitetit për bujqësi dhe sigurim të  ushqimit është përshkak të rëndësisë së prodhimtarisë bujqësore si degë strategjike e cila kap rreth 200.000 familjeve bujqësore, të  cilat drejtpërdrejtë  janë  të varur nga gjendja e agrosektorit, por edhe të  gjithë  qytetarëve pasi që  bëhet fjalë  për prodhim të  ushqimit. Nga aspekti ekonomik, bisedohet për sektorë i cili është i orientuar kah eksport dhe mund të ndikon në zvogelimin e deficitit tregtarë, gjithashtu edhe të mundësojë punësime të reja.

Me Komitetin do të udhëheqë Kryeministri Zoran Zaev, ndërsa anëtarë janë edhe zavendëskryeministri për Çështje Ekonomike z. Koco Angjusev, z. Ljupco Nikolovski ministr i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Venko Filipce ministr i Shëndetësisë, z. Sadulla Duraku ministr i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Dragan Tevdovski ministr i Finacave, z. Nefrus Çeliku Sekretar shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, drejtori i Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, drejtori i Agjencionit për ushqim dhe veterinari, NP Pyjet e Maqedonisë, NP Ekonomia e ujërave, NP Kullosat e Republikës së Maqedonisë, si dhe Lence Nikolovska Këshilltare për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë

Varësishtë  nga problematika e punës, në Komitet mund të  jenë  të  përfshirë  edhe ministra të  tjerë, zëvëndës ministra dhe këshilltarë  shtetërorë,  si dhe ekspert të  tjerë dhe persona profesional për çështje të  caktuara të cilat do të jenë lëndë për pune nga ana e Komitetit, me propozim të  kryetarit ose të  anëtarëve të  komitetit.