MBPEU i pagoi borxhet e antarësisë për vitet e kaluara në organizatat ndërkombëtare FAO, EPPO dhe OIV

Ministri e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave pagoi 137 mijë euro në bazë të borxhit të mbetur nga vitet e kaluara, për antarësinë e pa paguar në organizatat ndërkombëtare. Bëhët fjalë për borxhet e antarësisë në organizatat pranë OON (FAO), Organizata Ndërkombëtare për Venë (OIV), Organizata Evropiane dhe Mediterane për Mbrojtjen e Bimëve (EPPO).

Për antarësinë për vitet e mbetura në FAO, MBPEU javën e kaluar pagoi afër 50 mijë euro. Antarësimi në këto organizata është me rëndësi të veqantë për Maqedoninë, sepse mes FAO realizohen proekte vendimtare për bujqësinë në Maqedoni, siq është konsoludimi i tokës bujqësore për realizim sipas karakteristikave të filluara, si dhe mbështetja për qasje më të lehtë deri te mjetet financijare nderkombëtare, Fondi i Gjelbert Klimaterik.

Për borxhet e antarësisë në Organizatën Evropiane dhe Mediterane për Mbrojtje të Bimëve (EPPO) për vitin 2013, MBPEU ka paguar 24.460 euro, ndërsa paguam edhe antarësinë për këtë vit me një shumë prej 24.960 euro. Antarësimi në këtë organizat është i rëndësishëm për shkak të ndërrimit të përvojave në pjesën e mbrojtjes së bimëve, përputhja e regullativave gjyqësore dhe përdorimi e mjeteve të mbrojtura. Gjithsejt 18.900 euro. MBPEU pagoi për antarësinë e mbetur për vitin 2015 në Organizaten Ndërkombëtare për Venë (OIV), dhe po aq për vitin 2017.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka filluar me spastrimin e borxheve të mbetura për antarësi në organizatat ndërkombëtare, që nga korriku i këtij viti. Që atëherë janë paguar një pjesë e borxhit ndaj këtyre institucioneve ndërkombëtare. Të dhënat tregojnë se udhëheqësi e më parshëm, për shembull për FAO-në deri më vitin 2012 nuk kanë paguar asgjë. Pastaj gjatë viteve në vijim janë paguar shuma minimale, ndërsa borxhet reale vetëm janë akumuluar. Nga qendra e FAO në muajin maj të këtij viti është dërguan shkresë deri te Ministria për Punë të Jashtme, me paralajmërim se Maqëdonia për shkak te mos pagesës së antarësisë do ta humbë të drejtën e votës. Me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, në fillim të muajit korrik u paguan rreth 31 mijë euro, me qëllim që Maqedonia të mund ta ruaj të drejtën e votës në FAO.

Plotë pesë vite nuk është paguar antarësia në EPPO, ndërsa tri vite nuk është paguar antarësia në OIV. Në periudhën e ardhshme MBPEU me kohë do ta paguaj antarësinë në këto institucione ndërkombëtare, të cilat janë vendimtare për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore, për rregullimin e masave për tregëti ndërkombëtare të prodhimeve bujqësore, nga të cilët fitojmë ndihmë teknike, profesionale dhe financiare.