- Министерство
- За министерството
- Односи со јавност
- Документи
- Органско производство
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Ministri Nikollovski dhe DGAgri u dakorduan për përforcimin e kapaciteteve të Agjencionin PagesorData e publikimit: 12 dhjetor 2017
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Lupço Nikollovski, sot kishte takim pune me personat më të afërt të drejtorit Gjeneral për bujqësi, dhe zhvillim rural të UE (DGAgri). Në takim nga ana e DGAgri morri pjesë Liam Breslin, Ana Novak dhe Zigo Rutkovski, si dhe direktori i Agjencionit pagesorë në Maqedoni, Nikollçe Bobovski.
DGAgri lëshoi një mesazh të qartë -“Urgjentisht të bëhet përforcim të kapacitet, në Agjencioni pagesorë për shfrytëzim efikas të masave ekzistuese, dhe akreditimin e masave te reja nga Programi IPARD.
Ministri Nikollovski theksoi se forcimi i kapacitetit të fondeve IPARD dhe trupi drejtues në Agjencionin pagesor janë lartë në agjenden e Qeverisë dhe shpreson se: “Janë në fazën e formimit të ekipit të këtyre dy organeve dhe njëkohësisht punohet edhe në akreditimin e masave të reja nga Programa IPARD”.
Nga DGAgri u bë kërkesë që të punohet në thjeshtësimin e procedurave për aplikim në Programin IPARD dhe prezantimin e dokumenteve kryesore për aftësi. Në të njejtën kohë ata theksuan se duhet të shfrytëzohet përvoja nga vendeve të tjera, të cilat janë të suksesshme në shfrytëzimin e fondeve nga БЕ, si p.sh. Kroacia.
Ministri Nikollovski shprehu falenderim të madh për përfaqësuesit e DGAgri për angazhimin e tyre për Maqedoninë që me efikasitet të mund ti shfrytëzoj fondet e BE dhe theksoi se: “Ministria e Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave do të jetë partner i fuqishëm me DGAgri me qëllim të modernizimit dhe afrimit të bujqësisë së Republikës së maqedonisë me standardet Evropiane”.
Përndryshe, në shkurt të vitit të ardhshëm, drejtori gjeneral për bujqësi dhe zhvillim rural i BE në Republikën e Maqedoni, do të organizojë repart pune të përbashkët me organet drejtuese të Agjencionit pagesorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi për implementimin e kërkesave nga program IPARD. |