Kthehet ndalim i pjesshëm për lëvizjes në pyll, ndalim i plotë mbetet vetëm për Maqedonski Brod dhe Çashka
Date of publication: 
15 August 2017

Sipas të dhënave paraprake nga pyjet PE Maqedonisë, gjatë këtij muaji janë regjistruar 56 zjarre, janë djegur më se 4,000 hektarë. Nga këto zjarre, deri më tani kanë  përfunduar procedurat për 22 zjarre, nga të cilat dëmi është rreth 1 milion euro. Analizat fillestare tregojnë se disa prej zjarreve janë ndezur, dhe disa janë të shkaktuara nga pakujdesia. Ministria e Brendshme po punon,  tashmë  ka ngritur  padi penale kundër dy personave, raport  të veçantë për  një person, dhe procesverbal për dy persona, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të "shkaktim i zjarreve pyjore" në rajonin e Maqedonski  Brodit.

Sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të PE Pyjet e Maqedonisë, dha  pëlqimin për tërheqjen e kthimit të plotë dhe të pjesshme të ndalimit të lëvizjes në pyje. Ky ndalim i pjesshëm nuk zbatohet në rajonet ku është shpallur situatë krize, dmth Maqedonski Brod dhe Çashka,  atje mbetet në fuqi ndalim I  plotë i lëvizjes nëper pyje. Ky ndalim i  pjesshëm do të zgjasë derisa vlerësimi ka ulur rrezikun e zjarreve në pyje. Ndalimi i pjesshëm për lëvizje në pyll nuk zbatohet për punonjësit e pyjeve PE Maqedonisë dhe subjektet që menaxhojnë zonat e mbrojtura për të organizuar vizita turistike.

Pavarësisht kthimit të ndalimit të pjesshëm, në të ardhmen do të kemi kontrolle të shpeshtuara në terren nga ana e Inspektoratit Policor,dhe inspektorr për pylltari dhe gjueti. Gjithashtu 'kontrolli i përforcuar do të kryhet për të parandaluar, që druri i djegur të mos përfundojë në treg.

"


Për dy muaj janë paguar 50 milionë euro, deri në fund të muajit do të bëhet realizim i plotë i subvencioneve
Date of publication: 
14 August 2017

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski informoi se për dy muaj janë paguar rreth 50 milionë euro subvencione për bujqësi. Për tu realizuar mbeten më pak se 15 milion, për të cilat vendimet janë përgatitur tashmë. Deri në fund të muajit pritet që mbështetja të jetë tërësisht e lëshuar, sot informoi  ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Në lidhje me tepricën e mbetur nga  15 milionë eurove, ministri tha se bëhet fjalë për subvencionet e bujqëve, tek të cilët kontrollet kane treguar mospërputhje me gjendjen e lajmëruar në teren.

Ata prodhues të cilët për disa arsye nuk do të marrin subvencione, të drejtohen  në agjencionin  pagesor  që të gjindet  problemin dhe të tejkalohet, u shpreh  Nikollovski dhe njoftoi se Ministria do të vendos një sistem të pagesës në kohën e duhur. Ministri Nikollovski informoi se deri në fund të vitit më 31 dhjetor, do të paguhen shtesë gjashtë milionë mbështetje, fermer i ri dhe rritjen e kulturave të reja shumëvjeçare.

-Me programin për vitin 2017 do të paguhen dhe dy milionë euro subvencione plotësuese për grurë, elb, rrush, fruta dhe bimë furagjere. Vënia e  praktikës serioze për kujdesin e bujqëve. Kemi hapur dialog intenziv. Duam të dëgjojmë propozimet e tyre, sugjerimet dhe mendimet, sepse vetëm në atë  mënyrë me biseda të vazhdueshme dhe te perhershme,  dhe të sinqerta do të arrijmë deri te vendimet kualitative, tha Nikolovski.

Gjithashtu, në konferencën e sotme për shtyp, miniserot Nikollovski, njoftoi se ai do të rrisë fondet për mbrojtjen e pyjeve. Ai theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm për mbrojtjen e pyjeve do të rritet në vend të shtatë milionë, do të arrijë në 35 milionë.


MBPEU është duke punuar me kapacitet të plotë, ministri është në vendin e tij të punës, dhe vigjilent e monitoron situatën me zj
Date of publication: 
13 August 2017

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në mënyrë active dhe me kapacitet të plotë, për  të marrin masa për kryerjen detyrimeve, për t'u marrë me zjarret. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikolovski është në vendin e tij të punës, dhe i përkushtuar për përmbushjen e detyrimeve në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente, për trajtimin me zjarret dhe parandalimin e zjarreve të reja.

Sipas informatave të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza, shumica e zjarreve që ishin aktiv janë shuar. Rreth një orë e gjysmë është lokalizuar zjarri në Krushevë. Aktiv, por nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes së zjarreve në afërsi të manastirit Treskavec, dhe vendbanimet Mazhucishte, Maramorani dhe Fshati I Epërm, fshatrave Krushevica dhe  Bonce, fshatit Nikodin, dhe zjarri m.v.Frlogoec (Mali i grave) mbi  Malin Bistra .

Koordinimin e trupit për situata të krizës, në të cilën një anëtar është zëvendësministri Vllaste Dimkoviq i thrret mbledje  të përditshme për bujqësi, ku ipen  udhëzime dhe urdhëra për trajtim me zjarret.

Në bazë të Ligjit për pyjet, me kërkesë të PE Pyjet e Maqedonisë e 11.07.2017, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, dha pëlqimin për një ndalim të pjesshëm të lëvizjes në pyll apo në pjesë të veçanta, në periudhën prej 15.07.2017 deri më 15.08.2017 vit.

Vendimi është sjellur para se të filloje sezoni i  zjarreve në pyje, dhe pas aktivizimit të madha të zjarreve. Ministri Nikolovski ka rënë dakord për një ndalim total në lëvizje në pyje apo në pjesë të veçanta për periudhën prej  08.05.2017 deri në revokimin e saj.


NJOFTIM PUBLIK nr.03 / 2017 për dorëzimin e aplikacioneve për shfrytëzim nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin
Date of publication: 
8 August 2017

Në bazë të nenit paragrafi 9 nga Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje  financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ( "Gazeta Zyrtare" e  Republikës së Maqedonisë nr 72/2007, 5/2009, 43/2014, 193/15 dhe 39/16 ), Agjencia për ndihmë  financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural shpall këtë

 

NJOFTIM PUBLIK nr.03 / 2017

Për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi pë mbështetje  financiare të zhvillimit rural për vitin 2017.

 

I. LËNDA E SHPALLJES

Qëllimi i kësaj shpallje është dhënia e mbështetjes financiare për masat e mëposhtme:

 

Detajet e thirrjes publike, shtojcë për bartje

Shtojca për bartje:

Oglas za javen povik 03-2017.pdf


THIRRJE PUBLIKE nr.02/2017 për dorëzimin e kërkesave për pagesën e mjeteve nga Programi për përkrahje financiare të zhvillimit
Date of publication: 
8 August 2017

Në bazë të nenit 7, paragrafi 9 të Ligjit për themelimin e Agjensionit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ( "Gazeta Zyrtare" të Republikës së Maqedonisë nr 72/07, 5/09 43/14, 193/15 dhe 39/16). Agjensioni për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural shpall këtë

 

NJOFTIM PUBLIK Nr.02 / 2017

 

Për dorëzimin e kërkesave për pagesën e mjeteve nga Programi për mbështetje Financiare të zhvillimit rural për vitin 2017

 

I. LËNDA E SHPALLJES

Subjekt i kësaj  shpallje  është dhënia e mbështetjes financiare për masat e mëposhtme:

 

Detajet e thirrjes publike janë ne shtojcë të marrjes.

Shtojca për marrje:

javen povik _merka 121_2017_02 (bimët dhe kafshët) (1).


Syndicate content