Fermerët me të ardhura deri në një milion denarë do t’ju rikthehet tatimit mbi të ardhurat personale
Data e botimit: 14 dhjetor 2017
Të gjithë fermerëve për të cilët bujqësia është veprimtari kryesor, të cilët kanë të ardhura deri në 1 milion denarë gjatë vitit dhe të cilëve tatimi personal u është ndaluar gjatë vitit, në fund të viti do tu kthehet plotësisht, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Nikollovski.
Në pres konferencën e sotme mbi ndryshimet e Projektligjit për Tatimin në të ardhurat personale, ministri Nikollovski theksoi se: “Me këtë ndryshim të ligjit aktual, me lirimin e deritanishëm deri në 300 mijë denar të ardhura, do të fillon rikthime i tatami për fermerët me veprimtari kryesore, që kanë të ardhura deri në milionë denarë.
"Interesi i fermerëve është prioritet i lartë i Qeverisë dhe i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Çdo hap i yni, çdo masë e jona është në drejtim të bujqëve, për përfitimin dhe mbrojtjen e tyre. Së bashku me Ministrinë e Financave, ne kemi një vendim për propozim ligj për tatim personal, nga i cili bujqit do të përfitojnë drejtpërsëdrejti.
Ne biseduam me të gjitha palët e interesuara për ta bërë procedurën gjithëpërfshirëse”, tha Ministri Nikollovski. Me këtë vendim, rreth 65 mijë fermerë në fillim të çdo viti në llogari të tyre do të marrin një shumë të barabartë me tatimin e mbajtur në llogarinë e tyre, dhe do të lirohen nga barra e tatimit mbi të ardhurat personale. Me këtë masë, rreth 7 milionë euro më shumë do të mbeten te fermerët. Nga shteti janë ridrejtuar te fermer.