Po rritet Çmimi i blerjes së duhanit, po intensifikohen investimet në industrinë e duhanit

Data e botimit: 17 janar 2018

Çmimi mesatar i blerjes së duhanit nga vjelja e vitit 2017 arriti në 212.7 denarë për kilogram. Grumbullimi i duhanit është në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojë deri në fund të muajit. Deri më tani sipas të dhënave nga Ispektorati Shtetërorë për Bujqësi, janë  grumbulluar më tepër se 19.4 milion kilogramë duhan me vlerë rreth 60 milionë euro. Duhani këtë vit është me kualitet të lartë. Te kompanitë ka interes për blerje dhe tash për tash nuk ka probleme ne lidhje me vlerësimin e klasifikimit. Prodhimi i duhanit është një kulturë strategjike e Republikës së Maqedonisë, me eksporte me vlerë 100 milionë euro në vit. Mesatarisht, blerja e duhanit në vit është rreth 25 milionë kilogramë, me vlerë mbi 80.5 milionë euro.

Tendenca e Qeverisë është rritja e kërkesës së duhanit duke rritur konkurrencën në treg përmes hyrjes së blerësve të rinj në tregut dhe investimeve në industrinë e duhanit, e cila në fund të fundit do të ndikojë në rritjen e çmimit të blerjes së duhanit.

Në fund të vitit të kaluar, kompania britanike amerikane e duhanit (BAT) investoi 13 milionë euro në Maqedoni, një shumë e investuar në TDR SKOPJE DOOEL Shkup, nëpërmjet "British American Tobacco", që operon në tregun maqedonas.

Qëllimi i investimit është të konsolidojë dhe zhvillojë biznesin e saj, të forcojë pozicionin e tregut dhe të hapë punë të reja direkte dhe indirekte në kompanit në Maqedoni.
Nga kompania theksojnë  se janë të kënaqur me rezultatet e deritanishme të  punës në Maqedoni, meqë vërejnë vazhdimisht një rritje në pjesën e tregut të Maqedonisë.


Nikollovski për vizitë zyrtare në panairin më të madh në botë të tregtisë për ushqim dhe bujqësi "Java e gjelbër" në Berlin

Data e botimit: 17 janar 2018

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, është në vizitë pesë-ditore në panairin më të madh në botë të tregtisë për ushqim dhe bujqësi "Java e gjelbër" në Berlin, Gjermani. Panairi ka një traditë të gjatë që nga viti 1926, ku firmat produktet e tyre i kanë  ekspozuar nga mbarë bota, për shkak se  këtu vijnë më shumë se 400.000 vizitorë.

E gjithë  kjo ngjarje është organizim i Ministrisë  së  Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të të  cilit mbahet dhe Forumi për ushqim dhe bujqësi. Këtë  vitë  në  panair do të marrin pjesë  rreth  90 ministri për bujqësi nga e gjithë bota. Komisari i BE për bujqësi dhe zhvillim rural i Bashkimi Evropian, Phil Hogan dhe drejtorët e institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore, Organizata për ushqimit dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara, organizatat ndërkombëtare për bujqësi e të tjerë.

Këtë vit, ministrat do të kenë një panel diskutimi në të cilën do të diskutohet për të ardhmen e prodhimit global të larmishëm blegtoral, për rëndësinë e kësaj dege, si dhe për masat për zhvillimin e blegtorisë në të ardhmën, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Në  kuadër te panairit Ministri Nikollovski do të ketë një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë të Republikës së Sllovenisë Dejan Zhidan.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të panairit, ministri Nikollovski do të marrë pjesë në ceremoninë formale të  nënshkrimit të  Deklaratës Evropiane mbi sojën, e organizuar nga Ministri i Bujqësisë së Hungarisë Shandor Fazekash. Këtë vit ministri Nikolovski do të nënshkruajnë një deklaratë solemne, se Maqedonia i jep mbështetje Deklaratës Evropiane për  sojën.


Debat publik për propozimin e Programit kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2018-2022

Data e botimit: 16 janar 2018


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot mbajti debatin e tretë publik mbi projekt 5-vjeçare. Në  takimin e punës morrën pjesë përfaqësues të shoqatave bujqësore, dhomat e tregtisë dhe të kompanive, që kishin mundësinë për të shprehur mendimet e tyre dhe të  bëjnë propozime për përmirësimin e projekteve të  parapara nën mbështetjen e shtetit në pesë vitet e ardhshme.

Programi Kombëtar është për periudhën 2018-2022 dhe është bazë për programet e ardhshme vjetore, dhe i njeti mund të rishikohet pas tri viteve. Programi u miratua në bazë të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe qëllimi i tij është zhvillimi i bujqësisë n; Republikën e Maqedonisë përmes zbatimit të teknologjive të reja, investimeve, rritjes së konkurueshmërisë.Të pranishmit, prej masave të propozuara dhanë shumë mendime pozitive, konkretisht për planin  për ndërtim të  objekteve,  masa intervenuese për blerje, masat intervenuese nga fondi prej 6 milionë euro (në  mundësi për rritje plotësuese), për mbrojte kundër ndikimeve të jashtme, masa  për naftë te gjelbërt të lirë, stimulimet për kooperativat bujqësore, uljen e TVSH-së për ilaçet për fondin e bagëtive, dhe përfaqësimi gjinor.


Biznesmenë shqiptarë dhe amerikanë të interesuar për bashkëpunim dhe investime në bujqësinë e Maqedonisë
Date of publication: 
18 January 2018
slika drzaven.jpg

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, NefrusÇeliku zhvilloi një takim pune me biznesmenë, anëtarë të dhomave, përfaqësues të sektorit bankar dhe institucionet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morën pjesë dhe kompani nga Maqedonia në fushën e shërbimeve të konsulencës, si dhe përfaqësues nga sektori bankar.

 

Nga ana maqedonase, në takim u prezantu situata aktuale në bujqësinë e Maqedonisë, tokën bujqësore në dispozicion, gjendjen e qendrave grumbulluese dhe mundësi për të blerë të njëjtin, numrin e kafshëve, prodhimtaria, degët strategjike, mënyrat e mbështetjes financiare në bujqësi, politikat qeveritare për zhvillim të këtij sektori, si dhe mundësitë për investime në fushën e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë.

 

Sekretari Çeliku ka thënë se takimi i sotëm është i rëndësishëm për shkak se përfaqëson një mundësi potenciale për bashkëpunim afat-gjatë në zbatimin e projekteve të ardhshme të suksesshme me interes të ndërsjellë.

 

"Sektori agro-ushqimor është një degë e rëndësishme ekonomike e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia është një prodhues i provuar të produkteve bujqësore me shije të veçantë dhe cilësi të shkëlqyer për shkak të kushteve klimatike të shkëlqyera dhe të tokës e cila i jep një karakteristikë të veçantë dhe të njohur, jo vetëm në tregjet tradicionale në rajon, por edhe tregjet botërore me fuqi të lartë blerëse. Një nga prioritetet që do të jetë e dedikuar qeveria në të ardhmen është krijimi i një klime të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke ofruar asistencë teknike dhe stimuj administrativ për realizimin e investimit", tha Çeliku.

 


THIRRJE PUBLIKE NR. 01/18 për t'u regjistruar në Grupin Lokal të Veprimit (GLV)

Data e botimit: 12 janar 2018

 

Sipas nenit 89, paragrafi 6 të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ( "Gazeta Zyrtare në Republikën e Maqedonisë" nr. 49/10, 53/11, 126/12, 15/13, 69/13, 106/13, 177/14, 25/15, 73/15, 83/15, 154/15, 11/16, 53/16, 120/16, 163/16, 74/17) dhe neni 4 të Rregullores mbi kushtet më të afërta për të dhënat për regjistrimin në Grupin lokal të veprimit, procedura për regjistrim, dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyra e mbajtjes së dokumentacionit ("Gazeta Zyrtare në Republikës e Maqedonisë" nr. 40/13, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave publikon:

THIRRJE PUBLIKE NR. 01/18
për t'u regjistruar në Grupin Lokal të Veprimit (GLV)

I.LËNDA

Subjekt i kësaj Thirrje Publike është dorëzimi i kërkesave për regjistrim në regjistrat e Grupit Lokal të Veprimit (në tekstin e mëtejmë GLV-ve), për të nxitur zhvillimin lokal të zonave rurale, në përputhje me nenin 89, paragrafi 6 të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural (“Gazeta Zyrtare në Republikën e Maqedonisë "nr. 49/10, 53/11, 126/12, 15/13, 69/13, 106/13, 177/14, 25/15, 73/15, 83/15, 154/15 , 11/16, 53/16, 120/16, 163/16, 74/17) përmes masave që synojnë të mbështesin:

Thirrja PUBLIKE, kërkesa për regjistrim në regjistrin e GLV-së, si dhe lista e dokumentacionit të kërkuar për regjistrimin në regjistrat e GLV-së janë në shtesat për shkarkim.

Shkarko shkarkimin:
THIRRJE PUBLIKE 01-18.pdf
KËRKESA për regjistrim në LAG.pdf
LISTA e dokumentacionit të nevojshëm.pdf


Syndicate content