Sistemi i të dhënave të kontabilitetit për fermat bujqësore do të përmirësohet

Data e botimit: 14 mars 2018

 

Të dhëna të sakta mbi rentabilitetin e fermave, kostove të prodhimit dhe të ardhurat e realizuara, duhet ti mundësojë Projekti "Finalizimi i rrjetit për të dhënat e kontabilitetit nga ekonomitë  bujqësore (FADN)”." Projekti për mbindërtimin e FADN, u prezantua nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupco Nikollovski, së bashku me shefin e sektorit për bashkëpunim me  Delegacionin e Unionit Evropian në Shkup, Nicolla Bertolini, Ambasadorin e Republikës së  Italisë Carlo Romeo dhe Ambasadorin e Republikës së Polonisë  Jacek Multanoskin.
Projekti është me vlerë prej 800,000 eurove dhe financohet nga  IPA e Bashkimit Evropian. FADN është një rrjet i të dhënave të kontabilitetit nga fermat bujqësore, që do të promovohet sipas rregullores së re në 18 muajt e ardhshëm, do të  avansohet sipas rregullativave të  reja të  BE-së. Do të përmirësohet praktikisht siç u tha në prezantim, duke përdorur të dhënat e FADN  për nevojat e politikës kombëtare bujqësore.

Projektin do ta zbatojë  MBPEU në partneritet me Ministrinë Italiane të  Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë, Këshilli Kombëtar Italian për kërkime bujqësore dhe analiza në ekonominë agrare, dhe Instituti Polak i Ekonomisë Bujqësore dhe Ushqimit.

- FADN është baza e vetme për të dhënat ekonomike dhe financiare nga fermat bujqësore në vend. Përmirësimi i tij do të thotë mundësi për krijimin e politikave efektive bujqësore, monitorimin e trendeve dhe ndryshimeve në sektorin agrar, në drejtim të të ardhurave më të larta, nga të cilat do të përfitojnë fermerët.

Sistemi superstrukturorë  me ndihmën e këtij projekti do të ofrojë të dhëna të sakta se si një fermë punonë  me kosto efektive, cilat janë kostot e prodhimit për një kulturë të caktuar dhe sa janë  të ardhurat. Këto të dhëna janë të rëndësishme për krijimin e politikave efektive bujqësore, për ndjekjen e trendeve për ndryshime të caktuara në sektorin bujqësor drejt të ardhura më të larta të fermave bujqësore, nga të cilat do të përfitojnë vetë fermerët, tha ministri Nikollovski.

 

Përveç kësaj, ministri Nikollovski tha se FADN është një instrument qendror për të monitoruar zhvillimin ekonomik të bujqësisë dhe të  ekonomive bujqësore të vendeve antare në  Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye një prej kërkesave në procesin e adaptimit të institucioneve të BE-së, është duke krijuar një rrjet të tillë kombëtar, për mbledhjen e të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë  bujqësore.

Nicola Bertolini nga Delegacioni i BE-së njoftoi për ndryshimet në politikat agrare evropiane për shkak të Bregzit. Siç tha ai, ky proces do të ndikojë në buxhet, që do të thotë se me më pak fonde vendet duhet të jenë më efikase. Ambasadorët e Italisë dhe Polonisë  Karlo Romeo dhe Jacek Multanoski shprehen kënaqësinë se: “vendet e tyre do të jetë në gjendje për të sjellë përvojat e BE-së në Maqedoni”.