- Ministry
- About the ministry
- Public relations
- Documents
- Organic production
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Sistemi i të dhënave të kontabilitetit për fermat bujqësore do të përmirësohetData e botimit: 14 mars 2018
Të dhëna të sakta mbi rentabilitetin e fermave, kostove të prodhimit dhe të ardhurat e realizuara, duhet ti mundësojë Projekti "Finalizimi i rrjetit për të dhënat e kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore (FADN)”." Projekti për mbindërtimin e FADN, u prezantua nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupco Nikollovski, së bashku me shefin e sektorit për bashkëpunim me Delegacionin e Unionit Evropian në Shkup, Nicolla Bertolini, Ambasadorin e Republikës së Italisë Carlo Romeo dhe Ambasadorin e Republikës së Polonisë Jacek Multanoskin. Projektin do ta zbatojë MBPEU në partneritet me Ministrinë Italiane të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë, Këshilli Kombëtar Italian për kërkime bujqësore dhe analiza në ekonominë agrare, dhe Instituti Polak i Ekonomisë Bujqësore dhe Ushqimit. - FADN është baza e vetme për të dhënat ekonomike dhe financiare nga fermat bujqësore në vend. Përmirësimi i tij do të thotë mundësi për krijimin e politikave efektive bujqësore, monitorimin e trendeve dhe ndryshimeve në sektorin agrar, në drejtim të të ardhurave më të larta, nga të cilat do të përfitojnë fermerët. Sistemi superstrukturorë me ndihmën e këtij projekti do të ofrojë të dhëna të sakta se si një fermë punonë me kosto efektive, cilat janë kostot e prodhimit për një kulturë të caktuar dhe sa janë të ardhurat. Këto të dhëna janë të rëndësishme për krijimin e politikave efektive bujqësore, për ndjekjen e trendeve për ndryshime të caktuara në sektorin bujqësor drejt të ardhura më të larta të fermave bujqësore, nga të cilat do të përfitojnë vetë fermerët, tha ministri Nikollovski.
Përveç kësaj, ministri Nikollovski tha se FADN është një instrument qendror për të monitoruar zhvillimin ekonomik të bujqësisë dhe të ekonomive bujqësore të vendeve antare në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye një prej kërkesave në procesin e adaptimit të institucioneve të BE-së, është duke krijuar një rrjet të tillë kombëtar, për mbledhjen e të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore. Nicola Bertolini nga Delegacioni i BE-së njoftoi për ndryshimet në politikat agrare evropiane për shkak të Bregzit. Siç tha ai, ky proces do të ndikojë në buxhet, që do të thotë se me më pak fonde vendet duhet të jenë më efikase. Ambasadorët e Italisë dhe Polonisë Karlo Romeo dhe Jacek Multanoski shprehen kënaqësinë se: “vendet e tyre do të jetë në gjendje për të sjellë përvojat e BE-së në Maqedoni”. |