- Ministry
- About the ministry
- Public relations
- Documents
- Organic production
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Nikollovski: Hapja e qendrave të reja të blerjes dhe plasmanin e sigurt të produkteve bujqësore, janë pjesë e prioriteteve të MData e botimit: 9 mars 2018 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, së bashku me direktorin e Agjencinë për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski dhe me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Jane Stankoski, sot në Strumicë morën pjesë në debatin për gjendjen aktuale të kopshtarisë, prodhimin dhe blerjen e produkteve bujqësore. Në tribunë morën pjesë fermerët dhe blerësit e prodhimeve bujqësore nga rajoni i Strumicës. Ministri Nikollovski tha se në periudhën e ardhshme është duke u punuar intensivisht për hapjen e një qendre të re të blerëse në Strumicë dhe gjetjen e tregjeve të reja për shitjen e produkteve bujqësore dhe të kopshtarisë . Në tribunë fermerët ishin të interesuar se deri ku është procesi i auditimit të tokës bujqësore të dhënë nën koncesion, për shkak se në zonat e tyre, siperfaqet e dhëna në vitet e fundit nuk janë të përpunuara plotësisht, për të plotësuar se e njejta siperfaqe është lëshuar me qira. Prodhuesit e mollës japoneze bënë thirrje për uljen e çmimit të çertifikatës për eksport "Global Gab" dhe interes i madh u shfaq për pagesën e tatimit mbi të ardhurat, ose lirimin e fermerëve të cilët realizojnë deri në një milion denarë . Disa nga përfaqësues të shoqatave bujqësore kërkuan që të marrin pjesë në miratimin e politikave bujqësore. Të ketë çmimet të mbrojtura të blerjes dhe krijimin e politikave të taksave për të marrë pjesë edhe fermerët. Ata kërkuan përveç të ashtuquajturës naftë e gjelbërt, të marrin subvencione edhe për benzinë, sepse pjesa më e madhe e zonës në Strumicë ujitet nga pompa që punojnë me benzinë."Ne jemi në dije në lidhje me mos shfrytëzimin e tokës shtetërore bujqësore të e cila është dhënë me qira dhe raporti i plotë i auditimit i cili ishte dërguar te unë dhe sipas tij do të marr masa konkrete. Ne gjithashtu kemi hapur një "qendër thirrjeje" në ministri, për të raportuar këto situata specifike që njihni dhe duhet ti lajmëroni. Gjatë kësaj periudhe ne kemi ndërprerë kontrata, një fushë e tillë është prej 700 hektarësh, por ka edhe shumë të tjerë ", tha ministri Nikollovski. Përveç kësaj, tha ministri Nikollovski se punohet intensivisht për hapjen e tregjeve të reja, janë dhenë kontakte të reja dhe janë krijuar mundësi të reja për plasman dhe për eksport të prodhimeve bujqësore ."Vizita e Kryeministrit të Republikës së Turqisë ka dhënë rezultat, kemi biseduar konkretisht në lidhje me eksportin e qengjit tonë. Me Ministrin e Bujqësisë egjiptiane pavarësisht tarifave të larta doganore ramë dakord për kërkesën tonë me shkrim ti paraqesim se çka do të importojmë edhe doganat të jenë të reduktuara në minimum. Ne presim një delegacion të madh nga Katarit, sidomos nga bujqësia, me të cilët do të diskutojmë për eksportin dhe plasmanin e produkteve tona ", tha ministri Nikollovski. |