- Ministry
- About the ministry
- Public relations
- Documents
- Organic production
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Janë nënshkruar marrëveshjet e para për Programin IPARD 2014-2020Data e botimit: 6 mars 2018 Sot, Agjencia për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimit Rural, janë nënshkruar katër marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020. Gjatë ditëve në vijim do të nënshkruhet edhe një marrëveshje tjetër. Marrëveshjet u nënshkruan nga drejtori i Agjencionit pagesore, Nikollçe Babovski. Në aktin e nënshkrimit morri pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Ministri Nikollovski theksoi se përdorimi me efikasitet i programeve IPARD-it është një prioritet kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, me qëllim për tu afruar më afër agrarit Evropian. "Bëhet fjalë për 60 milionë euro mjete të pakthyeshme, para evropiane. Qëllimi ynë është shfrytëzimi efikas i fondeve evropiane, edhe pse vitet e fundit shfrytëzimi ishte i dobët. Tani duam që kjo të jetë një politikë e suksesshme e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe për këtë arsye ne jemi fokusuar plotësisht për të bërë të gjitha aktivitetet dhe përgatitjet, të gjitha ndryshimet, në çdo pjesë, me të vetmin qëllim që këto fonde të shfrytëzohen për modernizimin e bujqësisë dhe krijimin e produkteve konkurruese ", tha ministri Nikollovski. Drejtori Babovski tha se: Agjencioni pagesor, me kapacitetin që ka në dispozicion arriti në më pak se tetë muaj për të nënshkruar pesë (5) marrëveshjet e para në programin IPARD 2014-2020. "Në këtë mënyrë kemi treguar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është plotësisht e angazhuar për shfrytëzimin efikas të parave nga programet e IPARD, dhe kjo është një shembull i mirë. Gjithashtu jemi duke punuar edhe për akreditimin e masave të reja. Kjo është një masë e infrastrukturës rurale publike dhe LIDER Programa sëbashku me shërbimet këshilluese, të cilët edhe fermerëve tanë me kapacitetin e përpunimit, do tu lehtësojë rrugën për shfrytëzimin e parave nga Programit IPARD 2014-2020, deklaroi drejtori Babovski. Në thirrjen e parë publike nga Programit IPARD 2014-2020, cili ishte shpallur vitin e kaluar, ka një numër rekord të kërkesave të pranuara për bashkë-financim. Kanë arritur 1.648 kërkesa, me një kërkesë të përgjithshme për mbështetje financiare prej rreth 73.6 milion euro. Bëhet fjalë për masat: Investimet në mjete materiale në ekonomit bujqësore, Investimet në mjetet themelore për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit, dhe diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit. Financimi i përgjithshëm nga të gjitha IPARD Programit 2014-2020, të cilat mund të përdoret deri në vitin 2023 shuma është prej 79.6 milionë euro, nga të cilat 60 milionë vijnë nga fondet evropiane, dhe pjesa tjetër janë buxheti kombëtare. Deri më sot janë miratuar pesë vendime për miratimin e kërkesës për mbështetje financiare nga Masa 3. "Investimet në mjete bazë për përpunim në bujqësi dhe peshkim me vlerë të pergjithshme financiare për mbështetje deri më 310.000 euro, nga të cilat 232,500 euro janë fonde evropiane. Ka kontrolle të vazhdueshme të lëndeve të mbetura të tre masave dhe pritet në muajin mars dhe prill të bëhen kontrata për të gjitha masat. Një nga problemet me të cilat ballafaqohen përfituesit e mundshëm të programeve IPARD, është mungesa e fondeve për zbatimin e investimeve, për atë shkak MBPEU në bashkëpunim me institucionet e tjera, po punon intensivisht në krijimin e një mekanizmi, që është një fond garantues, i cili do të mundësonte parafinancim për programet IPARD.Ministri Nikollovski dhe Drejtori Babovski theksuan se për shfrytëzimin efikas të mjeteve, kërkon ekip të fortë në Agjencionin pagesor. Qeveria ka zbuluar tashmë problemin dhe procesin e vazhdueshëm për punësimin e parë të ri dhe personelin ekipor në Agjencionin pagesor dhe të trupit menaxhues per administrim me IPARD. |