- Ministry
- About the ministry
- Public relations
- Documents
- Organic production
- Ознаки за квалитет
- За EXIM корисници
Nikollovski për vizitë zyrtare në panairin më të madh në botë të tregtisë për ushqim dhe bujqësi "Java e gjelbër" në BerlinData e botimit: 17 janar 2018 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, është në vizitë pesë-ditore në panairin më të madh në botë të tregtisë për ushqim dhe bujqësi "Java e gjelbër" në Berlin, Gjermani. Panairi ka një traditë të gjatë që nga viti 1926, ku firmat produktet e tyre i kanë ekspozuar nga mbarë bota, për shkak se këtu vijnë më shumë se 400.000 vizitorë. E gjithë kjo ngjarje është organizim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të të cilit mbahet dhe Forumi për ushqim dhe bujqësi. Këtë vitë në panair do të marrin pjesë rreth 90 ministri për bujqësi nga e gjithë bota. Komisari i BE për bujqësi dhe zhvillim rural i Bashkimi Evropian, Phil Hogan dhe drejtorët e institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore, Organizata për ushqimit dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara, organizatat ndërkombëtare për bujqësi e të tjerë. Këtë vit, ministrat do të kenë një panel diskutimi në të cilën do të diskutohet për të ardhmen e prodhimit global të larmishëm blegtoral, për rëndësinë e kësaj dege, si dhe për masat për zhvillimin e blegtorisë në të ardhmën, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Në kuadër te panairit Ministri Nikollovski do të ketë një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë të Republikës së Sllovenisë Dejan Zhidan. Gjithashtu gjatë zhvillimit të panairit, ministri Nikollovski do të marrë pjesë në ceremoninë formale të nënshkrimit të Deklaratës Evropiane mbi sojën, e organizuar nga Ministri i Bujqësisë së Hungarisë Shandor Fazekash. Këtë vit ministri Nikolovski do të nënshkruajnë një deklaratë solemne, se Maqedonia i jep mbështetje Deklaratës Evropiane për sojën. Pjesë e panairit është edhe mbajtja e Tryezës së Rrumbullakët për bujqësi dhe zhvillim rural në Ballkanin Perëndimor, në organizim të Grupi të përhershëm Punues për Zhvillim Rajonal Rural -SËG, në të cilën do të flas edhe ministri Nikollovski. Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë edhe Kristijan Shmit, anëtar i Bundestagut Gjerman dhe ministri federale, eurokomesari i Bashkimit Evropian, Fil Hogan, ministri i bujqësisë së Bullgarisë Rumen Porozhanov, ministrat për bujqësi nga Evropa Juglindore, dhe bashkë-kryetar në SËG Boban Iliq. |