- Ministria
- PËR NE
- MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
- DOKUMENTE
- PRODHIMTARIA ORGANIKE
- TË DHËNAT PËR KUALITET
- PËR EXIM SHFRYTËZUESIT
Për dy muaj janë paguar 50 milionë euro, deri në fund të muajit do të bëhet realizim i plotë i subvencioneveDate of publication: 14 August 2017Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski informoi se për dy muaj janë paguar rreth 50 milionë euro subvencione për bujqësi. Për tu realizuar mbeten më pak se 15 milion, për të cilat vendimet janë përgatitur tashmë. Deri në fund të muajit pritet që mbështetja të jetë tërësisht e lëshuar, sot informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Në lidhje me tepricën e mbetur nga 15 milionë eurove, ministri tha se bëhet fjalë për subvencionet e bujqëve, tek të cilët kontrollet kane treguar mospërputhje me gjendjen e lajmëruar në teren. Ata prodhues të cilët për disa arsye nuk do të marrin subvencione, të drejtohen në agjencionin pagesor që të gjindet problemin dhe të tejkalohet, u shpreh Nikollovski dhe njoftoi se Ministria do të vendos një sistem të pagesës në kohën e duhur. Ministri Nikollovski informoi se deri në fund të vitit më 31 dhjetor, do të paguhen shtesë gjashtë milionë mbështetje, fermer i ri dhe rritjen e kulturave të reja shumëvjeçare. -Me programin për vitin 2017 do të paguhen dhe dy milionë euro subvencione plotësuese për grurë, elb, rrush, fruta dhe bimë furagjere. Vënia e praktikës serioze për kujdesin e bujqëve. Kemi hapur dialog intenziv. Duam të dëgjojmë propozimet e tyre, sugjerimet dhe mendimet, sepse vetëm në atë mënyrë me biseda të vazhdueshme dhe te perhershme, dhe të sinqerta do të arrijmë deri te vendimet kualitative, tha Nikolovski. Gjithashtu, në konferencën e sotme për shtyp, miniserot Nikollovski, njoftoi se ai do të rrisë fondet për mbrojtjen e pyjeve. Ai theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm për mbrojtjen e pyjeve do të rritet në vend të shtatë milionë, do të arrijë në 35 milionë. -Në dhjetë viteve të fundit ka rënë shuma dhjetë herë e buxhetit për mbrojtjen e pyjeve, nga 70 milion në vitin 2006 në shtatë milionë në vitin 2017, tha ministri. Nikollovski në konferencë për shtyp theksoi se druri i djegur nuk do të vendosen në treg dhe do të jetë nën kontroll të rreptë nga ana e Inspektoratrit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zjarret, informoi se: kërkesa e tij është të forcohen të gjitha kontrollet edhe inspeksionet, dhe ato të policisë pyjore. - Të gjitha objektet e Ministrisë janë bërë plotësisht funksionale,. dhe të gjitha angazhimet dhe përgjegjësitë janë marrë në kohë. Para zjarrit u soll ndalim të pjesshëm të lëvizjes në pyll, dhe pastaj sjelli një ndalim total. Me përgatitje 24-orëshe është vendosur Policia Pyjore dhe Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti, te cilët kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme. Vazhdimisht jemi në terren dhe po e monitorojë situatën, tha Nikollovski. Nikollovski tha se të dhënat janë zhgënjyese në lidhje me realizimin efikas të ndërmarrjeve dhe institucioneve përgjegjëse të pyjeve, të cilat nuk janë zbatuar vite më parë. Në të njejtën kohë ceku që, tani e tutje do të realizohet revizion me urdhër të tij, dhe çdo tre muaj do të marrë të dhëna. |